Investimet në rrjet, 3.2 milionë euro për energjinë në rajonin e Shkodrës

Investimet në rrjet, 3.2 milionë euro për energjinë në rajonin e Shkodrës

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes parashikon që të ndërhyjë në rajonin e Shkodrës për përmirësimin e rrjetit, ku peshën më të madhe duket se do ta mbajë Velipoja.Në dy procedura të çelura këtë të mërkurë në sistemin e prokurimeve, me një vlerë totale prej rreth 3.2 milionë euro, parashikohen investime në zhvillimin e linjës së tensionit të mesëm 20 kV.Konkretisht, bëhet fjalë për procedurën me objekt kontratë: “Zhvillim i linjës TM 20 kV nga N/Stacioni Velipojë deri në kabinën Box 15/F5, mbikalimi i lagunës, kabinat 20 kV dhe rrjeti TU me përcjellës me vetëmbajtje ABC për fiderin F5, N/Stacioni Velipojë 110/20 kV” me vlerë 204 milionë lekë dhe procedurën “Sistemim i segmentit TM të fiderit ekzistues F15, si dhe ndërtimi i fiderit të ri 20...