Tentativa për presion ndaj Putin, Trump thirrje BE-së për tarifa 100% ndaj Kinës e Indisë

Tentativa për presion ndaj Putin, Trump thirrje BE-së për tarifa 100% ndaj Kinës e Indisë

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje BE-së që të godasë Kinën dhe Indinë me tarifa deri në 100% si pjesë e përpjekjeve të tij për të detyruar homologun rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë, thotë një burim për BBC. Ai e bëri kërkesën, e cila në fillim u raportua nga Financial Times, gjatë një takimi mes zyrtarëve të SHBA-ve dhe BE-së të martën ku u diskutuan mundësitë për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë. Propozimi vjen pas vështirësive të Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Moskës e Kievit ndërkohë që sulmet ruse në Ukrainë po përforcohen. Të amrtën, Trump u tha gazetarëve se planifikon që të flasë në telefon me Putin këtë javë ose në fillim të...