No Image Available

Von der Leyen njofton presione dhe sanksione: Do krijojmë mur dronësh kundra Rusisë!

Gjatë fjalimit të saj përpara Parlamentit Europian, Ursula von der Leyen u ndal në situatën e sothme në Poloni, ku u rrëzuan mbi 10 dronë rusë të cilat ishin të destinuara për të sulmuar Ukrainën. “Sot kemi qenë dëshmitarë të një shkeljeje të papërgjegjshme dhe të paprecedentë të hapësirës ajrore polake dhe evropiane nga më shumë se 10 dronë rusë Shahid. Europa shpreh solidaritet të plotë me Poloninë.” Këtë e deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Mesazhi i Putinit është i qartë dhe përgjigja jonë duhet të jetë e qartë gjithashtu. Duhet të ushtrojmë presion, më shumë saksione, po përgatisim paketën e 19 të sanksioneve, të godasim energjetikën ruse. Po vlerësojmë veçanërisht eliminimin më të shpejtë të karburanteve fosile ruse, po shqyrtojmë...