Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha mbledh kryesinë! Diskutohet për zgjedhjet dhe nëse do të ketë aksion në Parlament
Sot në orën 13:00 Partia Demokratike do të mbledh për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit kryesinë. Në këtë mbledhje pritet të diskutohen në lidhje me qëndrimet që do të mbajë opozita në raport me parlamentin. Po ashtu, fokus të veçantë do të kenë edhe diskutimet që lidhen me denoncimet e deritanishme për zgjedhjet e 11 majit. Kryetari I PD, Sali Berisha, nuk ka bërë ndryshime në strukturat drejtuese të partisë, duke theksuar se këto ndryshime do të realizohen pas konsultimeve brenda selisë blu.