Dronët rusë kalojnë kufirin e Polonisë, autoritetet polake: U rrëzuan në tokën tonë, është një sulm/ Samit emergjence, NATO vihet në lëvizje

Dronët rusë kalojnë kufirin e Polonisë, autoritetet polake: U rrëzuan në tokën tonë, është një sulm/ Samit emergjence, NATO vihet në lëvizje

Një dron rus ka goditur një shtëpi banimi në qytetin Wyryki Wola, rajoni i Lublinit, pranë kufirit me Bjellorusinë dhe Rusinë, raportuan mediat polake. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por shtëpia ka pësuar dëmtime në çati dhe strukturën e parkingut. Ngjarja ndodhi mes rëndimit të situatës së sigurisë në lindje të vendit. Kryebashkiaku Mariusz Zanko deklaroi se banorët dëgjuan shpërthimin dhe panë avionë luftarakë polakë duke patrulluar në zonë. “Situata është mjaft e vështirë dhe shqetësuese; ka shqetësim vërtet të madh midis banorëve”, u shpreh ai për mediat. Ky incident përforcon pasigurinë në zonat kufitare të Polonisë, në një kohë kur vendi ka rritur gatishmërinë ushtarake për shkak të shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore nga dronë rusë gjatë sulmeve ndaj Ukrainës. Ushtria polake falënderoi...