‘Mashtrimet me Forex e kriptovaluta rikthehen’, Semanaj: Qytetarët po bien sërish pre e tyre, rrjetet kriminale po përgatisin skema të reja

‘Mashtrimet me Forex e kriptovaluta rikthehen’, Semanaj: Qytetarët po bien sërish pre e tyre, rrjetet kriminale po përgatisin skema të reja

Besmir Semanaj, Inxhinier Telekomunikacioni, nga studioja e “Kafe Shqeto” ka ngritur alarmin për një tjetër valë skemash mashtruese që po shfaqen në Shqipëri. Ai tha se këto platforma synojnë kryesisht njerëzit që nuk kanë njohuri financiare dhe teknologjike, duke i joshur me premtime fitimesh të shpejta. Sipas tij, fenomeni shpesh nis në qytete të vogla, aty ku individët e parë rekrutojnë qytetarë dhe më pas skema zgjerohet. "Nuk besoj se bujqit e Divjakës, të Lushnjës apo qytetarët e Lezhës që janë bërë pjesë e këtyre skemave kanë aftësitë e duhura teknologjike që të krijojnë një llogari në rrjetin e ligjshëm të kriptovalutave, t’i blejnë ato apo t’i transferojnë këto kriptovaluta"- tha Semanaj.   Ndër të tjera, ai u shpreh se është e vështirë që këto...