Malësi e Madhe/ Arrestohet në flagrancë 54-vjeçari, kultivoi 137 bimë kanabisi në tokë publike në fshatin Jubicë

Malësi e Madhe/ Arrestohet në flagrancë 54-vjeçari, kultivoi 137 bimë kanabisi në tokë publike në fshatin Jubicë

Policia e Malësisë së Madhe ka finalizuar një goditje ndaj veprimtarive të paligjshme të kultivimit të lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të kryera në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi I. R., 54 vjeç, banues në fshatin Jubicë. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në momentin kur ndodhej në një parcelë me 137 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, të cilat i kishte kultivuar në tokë publike, në afërsi të zonës së banuar. Pas dokumentimit të rastit, bimët narkotike u asgjësuan në vendngjarje përmes djegies, në prani të strukturave hetimore. Materialet procedurale në ngarkim të 54-vjeçarit iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së...