Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tragjedi/ Një person bie nga Kalaja e Prizrenit, humb jetën në vend
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një burrë 71-vjeç ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga Kalaja e qytetit, një vend i frekuentuar nga banorët dhe turistët. Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për mediat se rasti është raportuar më 09 shtator 2025, rreth orës 11:11 paradite. “Pas marrjes së informacionit se një person kishte rënë nga Kalaja, njësitet policore dhe autoambulanca u drejtuan menjëherë në vendin e ngjarjes,” ka deklaruar Bytyqi. Sipas tij, viktima është identifikuar si M.K., i lindur në vitin 1954 në fshatin Llashkadrenoc të komunës së Malishevës, me vendbanim në Prizren. Për fat të keq, ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Ende nuk janë bërë të...