Kroacia bllokoi 8 tonë domate shqiptare me pesticide, arrestohet administratori dhe 2 inspektorë të AKU (EMRAT)

Kroacia bllokoi 8 tonë domate shqiptare me pesticide, arrestohet administratori dhe 2 inspektorë të AKU (EMRAT)

Foto ilustruese BERAT- Shqipëria po përballet me një situatë shqetësuese në fushën e sigurisë ushqimore, ku vetëm pak ditë më parë u bllokuan tonelata pjeshkësh dhe speca të kuq, për shkak të nivelit të lartë të pesticidëve. Kësaj liste iu shtua edhe 8 ton domate të ndaluara nga Kroacia. Për këtë rast, 3 persona janë arrestuar nga policia në Berat me urdhër të Prokurorisë pasi autoritet në Kroaci bllokuan dhe më pas asgjësuan rreth 8 tonë domate të ardhura nga Shqipëria që rezultuan me nivel të lartë pesticidesh.  Në pranga kanë rënë: Mariglen Qorri, administrator i subjektit të grumbullimit dhe eksportimit të perimeve, i dyshuar per veprat penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Falsifikimi i...