Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rusia rreshtohet krah Dodikut, Lavrov paralajmëron destabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe hedh akuza…
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, gjatë një vizite zyrtare në Moskë të martën, i dha mbështetje të plotë ish-presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, duke akuzuar Perëndimin se me veprimet e tij po shkel marrëveshjen e Dejtonit dhe po minon stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Dodik, i cili në gusht humbi mandatin e tij si president i RS pas një vendimi të formës së prerë të Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës që e dënoi me një vit burg, refuzon të njohë këtë realitet ligjor. Pas Beogradit dhe Budapestit, ai tashmë ka shkuar edhe në Moskë për të kërkuar përkrahje politike dhe ndërkombëtare. Lavrov, pas takimit me Dodikun, para gazetarëve theksoi se Marrëveshja e Dejtonit është cenuar rëndë nga “ndërhyrja e ashpër e Perëndimit” dhe kjo, sipas...