Masakra në Shkodër! Pas dëshmisë së autorit dhe shënjestrës, merret sot në pyetje kamarierja e plagosur

Masakra në Shkodër! Pas dëshmisë së autorit dhe shënjestrës, merret sot në pyetje kamarierja e plagosur

Autori Ragip Gila, shënjestra Erogen Vaso dhe viktima Armando Pali SHKODËR- Masakra e Shkodrës më dy të vrarë dhe dy të plagosur ka tronditur jo vetëm qytetin verior, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autori Ragip Gila është marrë në pyetje menjëherë pas arrestimit, i cili ka dëshmuar se objektivi i tij i vetëm ka qenë Erogen Vaso (Brajoviç). Ky i fundit, mbeti i plagosur pasi plumbat që ishin të destinuar për të qëlluan për vdekje Armando Palin dhe Liridon Kraja (Lushi). Plumbat nuk kursyen as kamarieren e lokalit ku ndodhi ngjarja, Meri Kaceri 25-vjeçe., e cila mbeti e plagosur. Ajo ndodhet në spitalin e Shkodrës në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa sot do të merret në pyetje nga hetuesit. ...