Skandali i domateve me pesticide/ Arrestohen tre persona në Berat, dy prej tyre inspektorë të AKU (Emrat)

Skandali i domateve me pesticide/ Arrestohen tre persona në Berat, dy prej tyre inspektorë të AKU (Emrat)

Prokuroria e Beratit ka firmosur disa urdhër-arreste pas hetimeve mbi eksportin e domateve me nivele të larta pesticidesh nga subjekti “Era-Fruit”. Sipas njoftimeve zyrtare, tre persona janë ndaluar nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i Policisë së Shtetit dhe Prokuroria e Beratit. Bëhet fjalë për Mariglen Maliq Qorri, 35 vjeç, pronar i “Era-Fruit”, si dhe për inspektorët e AKU Berat, Ronaldo Agim Lika dhe Griselda Genci Doksani. Ndërsa Qorri dyshohet për veprat penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, inspektorët dyshohen për “Shpërdorim detyre”. Hetimet kanë zbuluar se autoritetet kroate kanë konstatuar dhe më pas asgjësuar rreth 8 ton domate të eksportuara nga “Era-Fruit”, të cilat pas...