MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 10 shtator 2025…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 10 shtator 2025…

Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike në vendin tone, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike. Parashikohet që orët e paradites të mbizotërohen nga intervale të gjata me diell, ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta nëpër të gjithë zonën malore lindore duke lënë vijën bregdetare dhe zonat e ulëta nën ndikimin e motit të kthjellët. Gjatë natës vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bajram Curri deri në 34°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi...