Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Reforma në drejtësi pasuroi McGonigal”, Dervishi: Shifra deri në 1 milion euro për vetingun
Çfarë mundësish i solli reforma në drejtësi ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal? Gazetari Ferdinand tha se kjo pyetje mbetet thelbësore, teksa ngre dyshime për mënyrën sesi është përdorur reforma si instrument politik dhe financiar. Dervishi tha se, “çfarë do të thotë, kur McGonigal thotë se krijohen shumë mundësi, pra reforma në drejtësi krijon shumë mundësi. Çfarë janë këto mundësi? Kjo është historia që ne duhet të kuptojmë dhe e vërteton që hetimi duhet të shkojë dhe në këtë drejtim, nëse një ditë SPAK do e marrë seriozisht hetimin e çështjes McGonigal”. Sipas tij, reforma në drejtësi u shitet qytetarëve dhe ndërkombëtarëve si një proces demokratik, por në fakt është kthyer në një mekanizëm për interesa të fshehta. “Ideja është se krijohet një gjë e madhe,...