Gëlltit kokainë për t’iu shmangur ndalimit të policisë, gjendet i vdekur 39-vjeçari

Gëlltit kokainë për t’iu shmangur ndalimit të policisë, gjendet i vdekur 39-vjeçari

Një 39-vjeçar me origjinë marokene, i njohur si “El Hamadi”, u gjet i vdekur në brigjet e lumit Brembo, në zonën Treviolo të provincës Bergamo. Sipas mediave italiane, ai po udhëtonte me skuter përgjatë rrugës shtetërore Briantea kur u ndalua nga policia lokale për një kontroll trafiku. Duke qenë pa patentë, atij iu sekuestrua mjeti. Dyshohet se gjatë kontrollit ai ka gëlltitur kokainë për t’i shpëtuar ndalimit, veprim ky që oficerët nuk e vunë re menjëherë. Pas largimit, 39-vjeçari shkoi në Parkun Caglioni, pranë lumit, ku filloi të ndihej keq. Miqtë e tij tentuan t’i jepnin qumësht për ta detyruar të vjellë dhe më pas shkuan të kërkonin ndihmë në farmaci. Kur u kthyen, ai kishte ndërruar jetë. Pasi u largua, ai u kërkoi disa...