A duhet të zëvendësohen Noka e Bardhi në PD? Xhaferri: Jam për përmirësim…

A duhet të zëvendësohen Noka e Bardhi në PD? Xhaferri: Jam për përmirësim…

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i ftuar në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin, u pyet nëse është pro ndryshimit të kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi dhe sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. Xhaferri theksoi se këto vendime i takojnë vetëm forumeve të brendshme të partisë dhe se mendimi i tij personal nuk ka peshë të veçantë. “Ato i vendosin forumet e brendshme. Mendimi im, jam apo nuk jam, ka zero interes. Unë një votë kam dhe do ta jap për personin që unë mendoj dhe vota është e fshehtë. Nuk bëj ndonjë mbështetje publike. Unë koleg i kam të gjithë,” u shpreh ai, shkruan A2 CNN. Më tej, Xhaferri tha se është për përmirësim, jo për ndryshim të...