Shqipëria bën detyrën përballë Letonisë, mjafton 1 penallti për 3 pikë, Anglia turpëron Serbinë

Shqipëria bën detyrën përballë Letonisë, mjafton 1 penallti për 3 pikë, Anglia turpëron Serbinë

Adriatik BALLA Shqipëria është kthyer tek fitorja, pasi mundi mbrëmë Letoninë 1-0 e rimori vendin e dytë në grupin K eliminator. Në fakt, Ndeshja e djeshme midis Shqipërisë dhe Letonisë, luajtur në stadiumin “Arena Kombëtare” e Tiranës, ishte me interes për të dy ekipet por më së shumti për përfaqësuesen tonë e cila ka ambicie për vendin e dytë në grup, pozicion që të çon në “play-off” dhe të jep një shans për të pretenduar kualifikimin në Kupën e Botës të vitit 2026. Barazimi me letonezët në transfertë ishte parë si dështim për ekipin tonë dhe mbrëmë duhej me çdo kusht fitorja. Me këtë qëllim ishin futur në fushë edhe vetë kuqezinjtë dhe stafi teknik me në krye Silvinjon. Minutat e para ishin apatike, ku...