“Ajo është shqiptare” – Polemika për fituesen e Miss Finlandës

“Ajo është shqiptare” – Polemika për fituesen e Miss Finlandës

Sarah Dzafce, një vajzë me origjinë shqiptare, është shpallur Miss Finlanda 2025. Ajo u vlerësua nga juria për paraqitjen dhe elegancën e saj, duke u shpallur fituese e edicionit të sivjetshëm. Menjëherë pas shpalljes, rrjetet sociale u mbushën me komente e reagime. Por shumë komentues kanë theksuar faktin se Sarah nuk është “100% finlandeze”, pasi babai i saj është nga Kosova. Pikërisht ky detaj ka qenë temë diskutimi mes publikut, duke hapur debat mbi përfaqësimin dhe diversitetin në garë. Dzafce vetë është shprehur se prejardhja e saj e përzier është një vlerë që e ka ndihmuar të lidhet më lehtë me njerëz nga kultura të ndryshme.