No Image Available

“Duhet të shqetësohemi përse nuk i mbyllim ndeshjet”, Hysaj: E kemi në gjak të vuajmë

Shqipëria ka bërë detyrën mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë kanë mposhtur Letoninë me shifrat minimale 1-0 në “Air Albania”. Ndeshja u vendos nga Kristjan Asllani në minutën e 25. Një prekje e topit me dorë në zonë i dha mundësinë e një 11 metërshi Kombëtares shqiptare. Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë kështu tre pikë mjaft të vyera kuqezinjve. Pas përfundimit të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Super Sport”-it. Hysaj: “Më shumë duhet të shqetësohemi se përse nuk i mbyllim ndeshjet. Po ne e kemi pak në gjak që të vuajmë pak, se pa vuajtje nuk na ecën mirë gjithçka. Unë këtu vij gjithmonë për të luajtur. Nëse trajneri zgjedh që unë të...