“E dinim se do ishte e vështirë, por ia dolëm”, Sylvinho: Tani duhet kujdes, nuk na lejohen gabimet

“E dinim se do ishte e vështirë, por ia dolëm”, Sylvinho: Tani duhet kujdes, nuk na lejohen gabimet

Tekniku i Shqipërisë, Sylvinho dha mendimin e tij pas fitores 1-0 ndaj Letonisë, në ndeshjen kualifikuese të botërorit. ”Ishte një ndeshje e vështirë. Letonia është një kundërshtar i vështirë. Luajti pak ditë më parë një ndeshje kundër Serbisë të njëjtë si kundër nesh. Mund ta kishin barazuar në fund. E kemi vënë re Letoninë si skuadër edhe ndaj Anglisë, edhe ndaj Serbisë, në një apo dy raste që mund të kenë janë të rrezikshëm në ajër. Bëmë ndryshime në lidhje me Bajramin, sepse është një lojtar hibrid, që mund të luajë si jashtë zone, ashtu edhe brenda linjave në zonë. Ta hiqja Brojën 10-15 minuta më herët dhe të fusja Kumbullën, atëherë mund të sillja ekipin kundërshtar më pranë zonës. Kështu që thashë ‘jo’. Por...