Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjykata Supreme i lejon përkohësisht Trumpit të pezullojë miliarda dollarë ndihmë të huaj
Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts, i lejoi administratës Trump të ngrijë për momentin miliarda dollarë në pagesat e ndihmës së huaj, duke pezulluar një vendim të gjykatës së shkallës së parë që u kërkonte zyrtarëve të shpenzonin 4 miliardë dollarë nga këto para deri në fund të muajit. Roberts, i cili merret me ankesat emergjente nga gjykatat federale në Uashington, DC, lëshoi atë që njihet si një pezullim administrativ, një urdhër i përkohshëm që synon t’u japë gjyqtarëve më shumë kohë për të shqyrtuar çështjen. Urdhri nuk tregon domosdoshmërisht se si gjykata do ta zgjidhë përfundimisht apelimin, megjithëse mund ta bëjë më të vështirë për grupet që ngritën padi për shkurtimet që të rikuperojnë paratë e miratuara nga Kongresi. Top Channel