Tërmeti në Greqi, dridhen kamerat në studio, kalon në “shok” trajneri i futbollit

Tërmeti në Greqi, dridhen kamerat në studio, kalon në “shok” trajneri i futbollit

Kamerat e televizionit shtetëror fillojnë të dridhen gjatë transmetimit direkt të një emisioni informativ pikërisht 27 minuta pas mesnate kur një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka tronditur mbrëmjen e kaluar zonën e Nea Stira në Evia, duke u ndjerë fuqishëm edhe në Athinë. Duke ruajtur gjakftohtësinë gazetarët dhe të ftuarit kanë vazhduar bisedën pa fshehur tronditjen.I shokuar nga humbja e ekipit të kombëtares greke të futbollit edhe trajneri Ivan Jovanovic ka mbetur pa fjalë gjatë konferencës për shtyp pikërisht në çastin e tërmetit.Epiqendra e tij ishte në det, vetëm 5 kilometra larg bregut, në një thellësi prej rreth 14 kilometrash. Disa pamje të kamerave të sigurisë tregojnë momentin e fortë të dridhjes, ndërsa në hotele dhe banesa njerëzit dolën menjëherë në ballkone...