Shqipëria mban gjallë ëndrrën për në Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë

Shqipëria mban gjallë ëndrrën për në Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë

Shqipëria ka fituar 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke marrë 3 pikë të arta në luftën për t’u kualifikuar në Botëror. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me shumë dëshirë, duke ushtruar presion në portën e kundërshtarit. Për të ardhur në gjysmën e pjesës së parë, ekipi i Sylvinhos fitoi penallti. Laçi futi një top në brëndësi të zonës dhe pas një prekje të topit me dorë nga kundërshtari, arbitri nuk hezitoi duke drejtuar gishtin nga pika e bardhë. Nuk fali Asllani, i cili e ekzekutoi me mjeshtëri penalltinë. Miqtë tentuan të reagojnë dhe “flirtuan” me golin e barazimit në fundin e fraksionit me Jurkovskis, por vetëm kaq. Në fillimin e pjesës së dytë, Bajrami iu afrua golit, Gjimshiti shpërdoroi një rast nga fare pranë, ndërsa...