No Image Available

Plan për drejtimin e PD? Ervin Salianji: Jam në takim me demokratët, po diskutojmë mbi…

Demokrati Ervin Salianji ka kërkuar një riformatim të thellë të opozitës dhe ndërtimin e një strategjie reale për të përballuar qeverinë Rama. I ftuar në emisionin e “Real Story”, Salianji theksoi se është koha për një opozitë funksionale, e cila nuk duhet të mbështetet vetëm te votat e Sali Berishës. Duke folur për situatën aktuale në Partinë Demokratike, Salianji pranoi se PD nuk po kalon një moment të mirë, por theksoi se përmirësimi i saj është në interes të qytetarëve. “Duhet të bëjmë një opozitë se si të mundim Edi Ramën, pa votat e Sali Berishë që të flasim troç apo jo. Ne duhet të gjëmë të gjithë mekanizmat e duhur që t’i japim drejtim kësaj situate. Duhet të gjejmë mekanizmat si shoqëri, që të...