Erdogan telefonon emirin e Katarit pas sulmit izraelit: Turqia është pranë jush

Erdogan telefonon emirin e Katarit pas sulmit izraelit: Turqia është pranë jush

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka garantuar emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, se Turqia do të mbështesë Dohën me të gjitha mjetet pas sulmit të Izraelit. Kjo u bë e ditur gjatë një telefonate mes dy liderëve të martën, njofton presidenca turke. Sulmi izraelit në Doha ka rritur tensionet në Lindjen e Mesme dhe ka nxitur reagime ndërkombëtare. Bashkimi Evropian e ka dënuar sulmin, duke e cilësuar atë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe duke shprehur solidaritet me Katarin. Në bisedën telefonike, Erdogan dhe emiri i Katarit diskutuan edhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrin së bashku për të menaxhuar situatën. Situata në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa vendet e përfshira po kërkojnë mënyra për të shmangur përshkallëzimin dhe për...