Gjykata në Baku lë në fuqi dënimin me 9 vjet burgim ndaj gazetarit të REL-it

Gjykata në Baku lë në fuqi dënimin me 9 vjet burgim ndaj gazetarit të REL-it

Një gjykatë në Azerbajxhan ka lënë në fuqi dënimin me nëntë vjet burgim ndaj gazetarit dhe ekonomistit Farid Mehralizada. Ai është dënuar lidhur me akuzat që lidhen për raportimet e tij të bëra për Shërbimin azerbajxhanas të Radios Evropa e Lirë. Gjykata e Krimeve të Rënda në Baku më 9 shtator hodhi poshtë apelimet ndaj dënimeve të Mehralizadas dhe gjashtë gazetarëve të tjerë, të cilët të gjithë mohuan akuzat. Grupi fillimisht ishte dënuar me nga 7 vjet e gjysmë deri në 9 vjet burg më 20 qershor. “Dënojmë fuqishëm vendimin e gjykatës për të lënë në fuqi vendimin e padrejtë dhe të pabazë ndaj Faridit”, tha presidenti i REL-it, Steve Capus. “Sot do të duhej të ishte dita kur Faridi të kthehej te bashkëshortja dhe...