Raporti alarmues: Sëmundja Chagas rrezikon të bëhet endemike në SHBA

Raporti alarmues: Sëmundja Chagas rrezikon të bëhet endemike në SHBA

Sëmundja Chagas, një infeksion potencialisht fatal i shkaktuar nga paraziti Trypanosoma cruzi dhe i transmetuar përmes pickimit të insektit të njohur si “buburreca puthëse” (Triatominae), mund të bëhet endemike në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti të ri nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Raporti, i botuar në revistën zyrtare të CDC-së, tregon se sëmundja tashmë është endemike në 21 vende të Amerikës Latine, ndërsa një numër gjithnjë e më i madh provash sugjeron se SHBA-ja nuk mund të konsiderohet më një zonë ku Chagas mungon. CBS News raporton se rastet indigjene, pra të transmetuara brenda vendit, janë regjistruar në të paktën tetë shtete amerikane, kryesisht në Teksas. CDC paralajmëron se prania e insektit bartës të parazitit është evidentuar në 32...