Shqipëria mjaftohet me penalltinë e Asllanit në pjesën e parë, Anglia “spektakël” në Beograd (video)

Shqipëria mjaftohet me penalltinë e Asllanit në pjesën e parë, Anglia “spektakël” në Beograd (video)

Shqipëria po përballet në “Air Albania” me Letoninë, në një ndeshje që duhet patjetër fitorja, nëse duam të ëndërrojmë ende për një mundësi në Botëror. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Shqipërinë. Kuqezinjtë e nisin direkt që në minutën e parë me presion, një top i gjatë për Armando Brojën por sulmuesi nuk e arrin dot. Në minutën e 15-të, Asllani shqetëson jo pak stafin kuqezi duke ndjerë dhimbje te gjuri i djathtë, por ia del të vazhdojë lojën. Në minutën e 22-të, Bajrami me një aksion fantastik nga krahu i majtë dhe një vepriimi të bukur, pason ëpr Laçin në fundore, ky i fundit dërgon topin për brenda zonës, por që preket me dorë nga kundërshtari. Arbitri jep penallti, Kristjan Asllani tregohet i...