Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga do ta nisë opozita aksionin? Xhaferri zbulon në takimin në ambasadën e SHBA: Pranuan që jemi në…
Deputeti i zgjedhur demokrat Besart Xhaferri ishte i ftuar në një emision televiziv ku tregoi me detaje disa nga pikat e strategjisë që opozita e krijuar nga zgjedhjet e 11 majit do të ndjekë me nisjen e jetës parlamentare më 12 shtator. Teksa sulmoi kryeministrin Rama për situatën në vend, Xhaferri shtoi se opozita gjithashtu do të rrisë presionin si nga faktorët e brendshëm ashtu edhe nga ai i jashtëm. “Në strategjinë makro që opozita duhet të bëjë është reformimi i situatës, kushtetutës, shtetit. Ndodhemi për fajet tona që i dhamë parlamentin në 2019 dhe e çoi më tej autokracinë. Prej 2019 nuk jemi një republikë parlamentare, por kryeministrore. Parlamenti që duhet të ndalonte ekzekutivin nuk është prej 2019. Ne duhet të mobilizojmë një opozitë...