Anija luftarake amerikane ndalon për herë të parë në Porto Romano

Anija luftarake amerikane ndalon për herë të parë në Porto Romano

Një anije luftarake amerikane, e njohur si USS Mount Whitney, ka bërë ndalesën e saj në Porto Romano. Kjo është hera e parë që një anije luftarake amerikane ndalon në portin tonë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga kjo anije luftarake. Institucioni përgëzon këtë fazë modernizimi ushtarak të vendit tonë, teksa shton se është një hap i radhës që nxjerr në pah partneritetin e fortë midis dy vendeve. “MIRË SE VJEN NË SHQIPËRI, USS MOUNT WHITNEY! Kjo është ndalesa e PARË e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano. Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona.”