Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Xhaferri zbulon takimin në ambasadën e SHBA: Pranuan që jemi në autokraci!
Deputeti i zgjedhur demokrat Besart Xhaferri ishte i ftuar në emisionin “Off the Record” ku tregoi me detaje disa nga pikat e strategjisë që opozita e krijuar nga zgjedhjet e 11 majit do të ndjekë me nisjen e jetës parlamentare më 12 shtator. Teksa sulmoi kryeministrin Rama për situatën në vend, Xhaferri shtoi se opozita gjithashtu do të rrisë presionin si nga faktorët e brendshëm ashtu edhe nga ai i jashtëm. “Në strategjinë makro që opozita duhet të bëjë është reformimi i situatës, kushtetutës, shtetit. Ndodhemi për fajet tona që i dhamë parlamentin në 2019 dhe e çoi më tej autokracinë. Prej 2019 nuk jemi një republikë parlamentare, por kryeministrore. Parlamenti që duhet të ndalonte ekzekutivin nuk është prej 2019. Ne duhet të mobilizojmë një...