Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Takim me Helena Kadarenë në kuadër të takimeve “Azem Shkreli” në Pejë
Shkrimtarja e njohur Helena Kadare do të jetë e pranishme në edicionin e 21-të të takimeve letrare “Azem Shkreli” që mbahen në Pejë, shkruan KultPlus. Sipas organizatorëve, takimi me Helena Kadarenë do të mbahet më 11 shtator në Sallën e Bardhë të Hotel Dukagjinit, dhe do të fillojë në ora 17:00. Bashkëbisedimi do të udhëhiqet nga gazetari Elion Kollcaku./ KultPlus.com