Dëmshpërblimi më i madh në histori: Anthropic paguan 1.5 mld dollarë për të drejtat e autorit

Dëmshpërblimi më i madh në histori: Anthropic paguan 1.5 mld dollarë për të drejtat e autorit

Një nga proceset më të mëdha gjyqësore mbi të drejtën e autorit në SHBA ka përfunduar me një marrëveshje rekord. Kompania e inteligjencës artificiale, Anthropic, ka rënë dakord të paguajë 1.5 miliardë dollarë një grupi shkrimtarësh dhe botuesish, pasi një gjykatës vendosi se kishte shkarkuar dhe arkivuar në mënyrë të paligjshme miliona libra të mbrojtur nga e drejta e autorit. New York Times e ka cilësuar marrëveshjen si dëmshpërblimin më të madh ndonjëherë në historinë e rasteve të shkeljes së të drejtave të autorit. Çdo autor i përfshirë do të marrë rreth 3 mijë dollarë për vepër, duke përfshirë afro 500 mijë shkrimtarë. Procesi ishte iniciuar nga autorët Andrea Bartz, Charles Graeber dhe Kirk Wallace Johnson, të cilët akuzonin Anthropic se kishte kopjuar pa leje...