Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ky është shteti më i lirë në botë për të jetuar… një litër benzinë kushton vetëm 0,71 €
Për të pestin vit me radhë, Vietnam është shpallur vendi më i lirë në botë për të jetuar, sipas raportit të InterNations. Ky vlerësim nuk vlen vetëm për vendasit, por edhe për turistët e huaj apo të huajt që zgjedhin të jetojnë e punojnë aty. Sipas të dhënave, 89% e punonjësve ndërkombëtarë të vendosur në Vietnam shprehen të kënaqur me koston e ulët të jetesës, ndërsa 87% pohojnë se të ardhurat e tyre janë më se të mjaftueshme për një jetë komode. Vendi është kthyer në një destinacion të preferuar për historinë, kuzhinën e pasur dhe peizazhet e larmishme. Po ashtu, konsiderohet një shtet i sigurt dhe i qëndrueshëm, duke u renditur i 38-ti mes 163 vendeve në Indeksin Global të Paqes. Çmimet në...