Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Parlamenti Evropian kritikon ashpër Vuçiç: Dhuna ndaj protestuesve dhe kontrolli i medias e pengojnë Serbinë drejt BE-së
Në debatin e sotëm mbi Serbinë në Parlamentin Evropian, raportuesi Tonino Picula u shpreh se “Brukseli nuk duhet t’i ofrojë karota Vuçiçit që ai të mund t’i rrahë qytetarët e tij”. Ai akuzoi presidentin serb për përshkallëzimin e dhunës ndaj protestuesve, sulmet ndaj gazetarëve dhe përpjekjet për të kontrolluar plotësisht median, duke nënvizuar mungesën e reformave reale dhe respektimit të kritereve evropiane. Eurodeputetë nga grupet kryesore të PE-së shprehën shqetësim të thellë për situatën në Serbi. Davor Ivor Štir nga Partia Popullore Evropiane theksoi se niveli i dhunës dhe represionit është rritur pas tragjedisë së Novi Sadit dhe paralajmëroi masa ndaj partisë në pushtet SNS. Vladimir Prebiliç i Gjelbërve dhe Aleancës së Lirë kërkoi që BE-ja të ndalojë mbështetjen për Vuçiçin, duke theksuar se studentët...