Këshilli Bashkiak, Ristani: 78 familje të tjera në Tiranë përfitojnë kredi të buta

Këshilli Bashkiak, Ristani: 78 familje të tjera në Tiranë përfitojnë kredi të buta

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi një sërë vendimesh me rëndësi për jetën e qytetarëve, mes të cilave edhe shtimi i numrit të familjeve që përfitojnë nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, bëri të ditur se pas ankimeve administrative janë përfshirë edhe 78 familje të tjera, të cilat tashmë përfitojnë kredi të buta për strehim. Ky vendim vjen si rezultat i një procesi të gjatë verifikimesh dhe shqyrtimesh, duke u dhënë zgjidhje shumë qytetarëve që prej vitesh prisnin një përgjigje. Këshilli miratoi edhe listat e reja të përfituesve të programeve të Procesit të Rindërtimit, duke vijuar angazhimin për strehimin e qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. “Projektvendimi vjen si akti i radhës i...