Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tokyo e ‘Casa de Papel’ shtatzënë për herë të parë, mesazhi i saj i ëmbël
Aktorja katalanase Úrsula Corberó i emocionoi ndjekësit e saj duke njoftuar në rrjetet sociale se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin e saj, aktorin dhe producentin argjentinas Chino Darín. “Kjo nuk është inteligjencë artificiale”, shkroi aktorja spanjolle në postimin e saj të shtatzënisë, duke shtuar ikona të emocioneve dhe gëzimit. Postimi ka grumbulluar qindra mijëra pëlqime vetëm në pak minuta. Úrsula Corberó dhe Chino Darín janë bashkë që nga viti 2015–2016, pasi u takuan në sheshxhirimin e serialit ‘La Embajada’. Shkëndija mes tyre lindi kur ata luanin rolin e çiftit dhe, sipas saj, pas një përshtatjeje kostumesh, ajo u prezantua duke i thene: “Përshëndetje, unë jam e dashura jote”. Puthja e tyre e parë erdhi pas xhirimit të një skene...