Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Si kopshtet e Babilonisë”/ Rama: Një ndërtues në Tiranë gënjeu, nuk do marrë më leje
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomeneve të ndërtimit abuziv dhe deformimeve të hapësirave publike në kryeqytet, duke vënë në shënjestër si ndërtuesit, ashtu edhe arkitektët e papërgjegjshëm që, sipas tij, lejojnë transformimin e projekteve fillestare për përfitime personale. Kryeministri ka folur personalisht për një ndërtues në Tiranë, i cili sipas tij, nuk ka respektuar planin e ndërtimit. Rama nuk e përmendi me emër ndërtuesin, por tha se në projektin aktual kishte parashikuar fasadë të gjelbër dhe nuk ka mbjellë asnjë pemë. Edi Rama: Duken ato si kopshtet e Babilonisë, se atë blejnë njerëzit. Ka një ndërtues këtu në Tiranë që ka marrë një leje me një fasadë që ishte e gjitha e gjelbër, këmbë peme nuk ka aty, por nuk do marrë...