Netanyahu: S’ka më imunitet për Hamasin. Pranoni propozimin e Trump dhe lufta merr fund!

Netanyahu: S’ka më imunitet për Hamasin. Pranoni propozimin e Trump dhe lufta merr fund!

“Ditët kur udhëheqësit terroristë gëzonin imunitet në çdo cep të botës kanë përfunduar”. Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pasditen e kësaj të marte, 9 shtator, pas sulmit të ushtrisë izraelite në Doha të Katarit, kundër udhëheqjes së Hamasit. “Shin Bet dhe IDF e kryen misionin në mënyrën më të mirë dhe më precize, duke impresionuar mbarë botën”, theksoi ai. Sipas kryeministrit izraelit, sulmi në Doha ishte një operacion i saktë kundër udhëheqësve të Hamasit që, sipas tij, kanë nisur dhe festuar masakrën e 7 tetorit. “Jemi në mes të një fushate për të mposhtur Hamasin dhe për të liruar të gjithë pengjet. Kemi dhënë goditje të forta ndaj të gjitha pjesëve të boshtit të së keqes. Armiqtë tanë duhet ta dinë një gjë: që...