Trump distancohet nga sulmi izraelit në Katar: Incident fatkeq ndaj një aleati të ngushtë

Trump distancohet nga sulmi izraelit në Katar: Incident fatkeq ndaj një aleati të ngushtë

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas sulmit ajror izraelit në Doha, kryeqytetin e Katarit, duke theksuar se presidenti Donald Trump e konsideron këtë një veprim të njëanshëm dhe të papërshtatshëm nga ana e Izraelit ndaj një aleati të ngushtë të Shteteve të Bashkuara. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se administrata Trump ishte njoftuar për sulmin në orët e para të mëngjesit të sotëm. “Hamasi, për fat të keq, ndodhej në një zonë të Dohas”, tha Leavitt. “Bombardimi i njëanshëm brenda Katarit, një shtet sovran dhe aleat i ngushtë i SHBA-së, i cili po punon me guxim dhe merr rreziqe për të ndihmuar në arritjen e paqes, nuk i shërben qëllimeve as të Izraelit, as të Amerikës.” Sipas Leavitt, i dërguari i posaçëm i presidentit,...