Sulmi në Katar, Papa Leoni XIV: Situata është shumë serioze!

Sulmi në Katar, Papa Leoni XIV: Situata është shumë serioze!

Papa Leoni XIV ka reaguar pas sulmit izraelit në Doha. Ai ka shprehur shqetësim për këto sulme duke nënvizuar se situata është shumë serioze. Papa Leoni XIV bën thirrje që të ndalen sulmet, ndërsa thekson se qytetarët po vuajnë pasojat. Nga ana e tij Izraeli mori përgjegjësinë për sulmin duke thënë se sulmi ishte kundër udhëheqësve të Hamasit në Katar. Ushtria izraelite tha se para sulmit u morën masa për të minimizuar dëmin ndaj civilëve dhe u përdorën municione precize. Ndërsa mediat izraelite raportuan se Presidenti amerikan Donald Trump i dha Izraelit miratimin e tij për sulmin ndaj udhëheqjes së Hamasit në Katar. /vizionplus.tv