Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rekrutonte të rinj për organizatat terroriste, arrestohet 37-vjeçari në Itali
Policia e Brescias ka arrestuar një shtetas 37-vjeçar nga Bangladeshi, banor në zonën e Mantua-s, i dyshuar si ekstremist islamik dhe rekrutues i të rinjve për sulme terroriste. Hetuesit e DIGOS zbuluan lidhjet e tij me një organizatë terroriste dhe e vunë nën hetim si pjesë e një operacioni më të gjerë kundër terrorizmit. Sipas hetimeve, 37-vjeçari ishte i lidhur me një grup të njohur si “Tehrik e Taliban Pakistan”, një degë e Al Kaedës. Ai kishte indoktrinuar një tjetër person, i cili më pas u dënua për lidhje me këtë organizatë. Në telefonin inteligjent të të arrestuarit u gjetën video me teknika stërvitjeje ushtarake, si dhe një sasi e madhe materialesh propagandistike ekstremiste. Burri i arrestuar predikonte një interpretim radikal të Islamit, që ndërthur...