Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarrëvënie pyjesh me vendim qeveritar
Fejton nga Boldnews.al Unë jam një i pasur, një zengjin i ri pluralizmi, ose edhe një oligark, nëse keni qejf të më quani kështu. Mos më pyesni si i kam bërë paratë; me tendera qeverie, me trafik droge, me mashtrim apo edhe me trashëgimi të ligjshme. Nuk ka ç’ju duhet. Ajo që duhet të dini është që kam llogaritë bankare plot, por akoma më plot dyshekët, jastëqet e qypat në shtëpi. Shuku i parave më del e më tepron për të ndërtuar resorte e parqe fotovoltaike. Si i pasur, kam kohë të bëj pushime të gjata. Shëtis nga Veriu në Jug. Jo për të ngrënë karkaleca e për t’u shulluar në diellin bregdetar. Jam velur me këto gjëra. Qëllimi im është të shoh terrene se...