Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Butrinti thyen rekordet: 202 mijë vizitorë në vetëm 8 muaj – VIDEO
Butrinti thyen rekordet: 202 mijë vizitorë në vetëm 8 muaj Parku Kombëtar i Butrintit, një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, po përjeton një tjetër vit rekord. Vetëm gjatë periudhës Janar–Gusht 2025, Butrinti ka pritur 202 mijë e 161 vizitorë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo përfaqëson një rritje me 52 për qind, ose 68 mijë e 788 vizitorë më shumë. Edhe të ardhurat janë dyfishuar, duke u rritur me +104 për qind. Në muajin gusht, parku ka pritur mbi 51 mijë vizitorë, duke konfirmuar interesin e lartë të turistëve vendas dhe të huaj. “Jam nga Anglia. Eh, dhe sot ka qenë një ditë e mrekullueshme… Rrënojat janë fantastike… janë kaq...