Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Albin Kurti “sulmon” kushtetuesen, reagon Ambasada Gjermane
Ambasada Gjermane në Prishtinë, ka reaguar publikisht pas kritikave që Kryeministri Albin Kurti dhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, i kanë bërë Gjykatës Kushtetuese. Ambasada Gjermane ka deklaruar për mediat se thekson pavarësinë gjyqësore si një gur themeli i sundimit të ligjit. “Ambasada Gjermane në Prishtinë thekson rëndësinë e pavarësisë gjyqësore si një gur themeli i sundimit të ligjit. Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë gjyqësorit dhe të përmbahen nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale”, deklaron ambasada. Ky vendim vjen dy ditë pasi Kurti, kritikoi Kushtetuesen për vendimet që i ka marrë gjatë mandatit të tij qeverisës, dhe ato të muajve të fundit lidhur me konstituim të Kuvendit dhe...