Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Analizë: Houthit, nga terroristë në partnerë të paqes së Trump
Analizë e Haaretz Në mars, pak para nisjes së sulmit të madh amerikan kundër Houthive në Jemen, presidenti i SHBA-ve Donald Trump paralajmëroi Iranin se çdo raketë e lëshuar nga rebelët shiitë do të trajtohej si e ardhur nga Teherani. “Irani do të mbahet përgjegjës dhe pasojat do të jenë të tmerrshme”, shkroi ai në rrjetin TruthSocial. Por vetëm dy muaj më vonë, Trump shpalli me krenari suksesin e tij të parë diplomatik në Lindjen e Mesme: armëpushimin mes SHBA-ve dhe Houthive. Me këtë hap, Washingtoni iu bashkua listës së vendeve që kanë nënshkruar marrëveshje të ngjashme me rebelët, mes tyre Emiratet e Bashkuara Arabe, që u tërhoqën nga lufta në 2019-ën, dhe Arabia Saudite, e cila arriti një armëpushim në vitin 2022. Izraeli, i lënë...