Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Nis Panairi i Gjashtë i Librit në Tuz
Panairi i 6-të i Librit në Tuz, do të mbahet nga sot e deri më 12 Shtator 2025 në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu’’. Programi përfshin lexime për të rritur dhe fëmijë, biseda me autorë, promovime librash dhe diskutime kulturore. Ky aktivitet përfaqëson një ngjarje të rëndësishme kulturore, që mbledh së bashku dashamirët e librit, autorë e botues nga vendi dhe rajoni, duke krijuar një hapësirë të veçantë për promovimin e kulturës dhe dijes.