Dhjami në bark, rrezik për zemrën

Dhjami në bark, rrezik për zemrën

Pjesa dhjamore në zonën e barkut ndikon në plakjen para kohe të zemrës. Pra, jo vetëm estetikisht, duke iu referuar kohës dhe etiketave, por mbipesha, qoftë edhe e lehtë në zonën abdominale, bën dëm për shëndetin kardiovaskular. Ndërsa yndyrnat që tek gjinia femërore depozitohen në zonën mes trungut dhe këmbëve, janë tregues i një gjendjeje shëndetësore optimale. Tek ata që yndyrnat depozitohen në nivel të thellë, është vërejtur se ka inflamacion pothuajse gjithmonë pranë të gjithë organeve të brendshme në zonën e barkut dhe në atë të zemrës. Pra, nuk është sasia sipërfaqësore ajo që ndikon negativisht, por thellësia e depozitimit të yndyrnave, që sjell problematika të fshehura në organizëm, theksojnë mjekët. Tek meshkujt, prania e barkut rezulton të jetë faktor i konfirmuar për plakjen...