Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Napoli, një i vdekur dhe dy zjarrfikës të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm lagjen Pianura, në periferi të Napolit, ku një fabrikë fishekzjarrësh është përfshirë nga flakët dhe ka shpërthyer, duke shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur. Sipas agjencisë Ansa, një punonjës i fabrikës ka humbur jetën, ndërsa dy zjarrfikës kanë mbetur të plagosur. Megjithatë, raportimet janë ende të paqarta dhe të fragmentuara, me burime të tjera që flasin për tre zjarrfikës të përfshirë dhe dy karabinierë të plagosur lehtë. Ngjarja ka ndodhur në një fabrikë të vendosur në Via Vicinale Grottole. Sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar dy shpërthime të njëpasnjëshme, të ndjekura nga një re e madhe tymi gri që është ngritur mbi zonën. Shumë banorë kanë ndarë pamje dhe video amatore të momentit kur shtëpitë e tyre...