Sulmi izraelit në Katar, e pranon Shtëpia e Bardhë: Ishim njoftuar për goditjen

Sulmi izraelit në Katar, e pranon Shtëpia e Bardhë: Ishim njoftuar për goditjen

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar për BBC- se administrata Trump ishte “njoftuar” për sulmin izraelit në Doha përpara se të ndodhte. Deklarata u bë nga një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Sulmi i Izraelit ndaj Katarit, një aleat i madh jo-NATO për SHBA-në, ngriti menjëherë pyetje në lidhje me nivelin e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së SHBA-së, veçanërisht duke pasur parasysh afërsisht 10,000 personel ushtarak amerikan që janë të stacionuar në vend. Pritet që lidhur me sulmin të flasë edhe vetë presidenti amerikan, Donald Trump i cili do të paraqitet në Zyrën Ovale lidhur me një vendim për shëndetësinë.